VLEN-i përkujton 27-vjetorin e rënies Dëshmor të Ismet Jasharit

1 Min. Leximi

Ismet Jashari – Komandant Kumanova, ishte simbol i qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve. Nga Zvicra erdhi për lirinë e kombit, për flamurin dhe dinjitetin tonë. Në 27-vjetorin e rënies, përulemi me nderim dhe zotohemi të mbrojmë vlerat për të cilat ai dha jetën. Kështu ka thënë në Orizare të Likovës, me rastin e 27-vjetorit e rënies së heroit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i shoqëruar nga Arben Fetai dhe kandidati për kryetar i Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku.

Ndryshe, sot janë bërë 27-vjet nga rënia Dëshmor e Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Më 25 gusht 1998, në Kleçkë, Ismet Jashari nga Orizarja u flijua për lirinë e kombit. Angazhimin atdhetar e nisi në Zvicër me mobilizim dhe organizim, ndërsa në Kosovë e vazhdoi me armë në dorë si prijës i UÇK-së. Emri i tij – Kumanova, u bë thirrje për liri dhe detyrë e shenjtë për çdo shqiptar. Pas vetes la bashkëshorten, pesë vajza të vogla dhe një trashëgimi heroike që frymëzon breza. Trupi i tij prehet në Kleçkë, ndërsa në fshatin e lindjes – në Orizare, u ngrit shtatorja e tij.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull