VLEN i përgjigjet BDI-së: Populli do drejtësi, jo Soravia e drogë!

1 Min. Leximi

VLEN i është përgjigjur kërkesës së BDI-së e cila insiton që bahskë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Reagimi i VLEN-it:

- Advertisement -

Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që me paratë tona blenë për vete qendrën tregtare Soravia, ejani ne zgjedhje!

- Advertisement -

Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që na helmonin me mazut kancerogjen, ejani në zgjedhje!

Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që shpëtuan Gruevskin e Mijallkovin nga burgu, ejani ne zgjedhje!

Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ministra që luajnë futboll nëpër zyra e institucione, ejani në zgjedhje!

Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që legalizuan kumarin dhe e futën në çdo familje shqiptare, ejani në zgjedhje!

Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që lejuan trafikun e drogës përmes fabrikave të marihuanës, ejani në zgjedhje!

Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë njerëz nga Lista e zezë amerikane, ejani në zgjedhje!

Ne nuk i frikohemi vullnetit të popullit. Populli kërkon përgjegjësi për hajnat, dhe përgjegjësi do të ketë!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull