VLEN hapi shtabin zgjedhor në Dollnen, prezantohet kandidati për kryetar komune Blerim Islami

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, njoftoi hapjen e shtabit zgjedhor në Dollnen, ku u prezantua edhe kandidati për kryetar komune, Blerim Islami.

- Advertisement -

“Sonte jemi në Dollnen për ta hapur shtabin për zgjedhjet lokale, si dhe për të promovuar kandidatin për kryetar komune, Blerim Islami,” tha Ibrahimi.

- Advertisement -

Ai vlerësoi traditën e vendit, duke theksuar: “Gjithmonë kur përmendet Dollneni, të shkon në mendje koncepti i njerëzve punëtorë e mikëpritës, një traditë që është bartur dhe ruajtur gjeneratë pas gjenerate.”

Por, sipas tij, banorët e Dollnenit janë të harruar nga institucionet dhe subjektet politike. “Banorët e Dollnenit janë lënë në mëshirën e fatit, të harruar dhe të papërfillur nga institucionet e shtetit, si edhe nga subjektet politike,” u shpreh ai.

Ibrahimi tha se kandidati për kryetar komune është gjetur lehtësisht: “Nuk e patëm vështirë për ta gjetur kandidatin për kryetar komune, pasi që ku të prekësh në këtë komunë gjen të rinj meritorë për ta ruajtur dhe zhvilluar këtë vend.”

Ai theksoi se VLEN ka një plan të qartë për Dollnenin: “VLEN-i ka program dhe vizion për zhvillimin e kësaj komune. Këtë program do ta zbatojë Blerim Islami me ekipin e tij të fitores.”

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull