Shkup, 6 prill – “Mërgata do t’i japi grushtin e fundit atyre që dëshirojnë përmes vjedhjes dhe blerjes së votës të turpërojnë kombin tonë”, ka shkruar në Facebook Fatmir Limani, kandidat për deputet nga kualicioni VLEN pas hapjes së shtabit në Vjenë të Austrisë.
Koalicioni VLEN do të vijoj me aktivitetet me diasporën, ndërsa mbrëmë ka ndaluar në Vjenë ku u hap shtabi partiak. Bashkë me Limanin ishte edhe bartësi i listës për deputet në njësinë 5, Salim Sulejmani.
“PA MËRGATËN S’VLEN: Fitorja, Atdheu, Kombi dhe e ardhmja në vendlindje. Mërgata do t’i japi grushtin e fundit atyre që dëshirojnë përmes vjedhjes dhe blerjes së votës të turpërojnë kombin tonë. Hajdutët këtë herë do përfundojnë pas grilave…”, ka shkruar Limani në Facebook.