BDI ka dëshmuar në gjitha format që pos turpit asgjë tjetër nuk u mungon. Këta që tani kanë filluar të llomotisin për veting të brendshëm partiak nënvetëdija e njerëzve të tyre po i tradhton. Bujar Osmani apo i njohur si diplomati prej kartoni që shtirej më ndërkombëtarë se ndërkombëtarët në raport me çështjen shqiptare përreth tij ka instaluar njerëz pa karakter dhe fije morali, që sot dalin publikisht ofendojnë deputeten shqiptare.
Fjala është për Valon Haskaj, bashkëpunëtori i Bujar Osmanit, i avancuar nga BDI-ja në Ministrinë për Çështje Evropiane. I cili në profilin e tij personal publikisht ka ofenduar me gjuhë seksiste deputeten e koalicionit më të madh shqiptarë, VLEN, Saranda Imeri Stafai.
Pra, ky “trim” e ka guximin të dalë dhe të flasë me atë gjuhë të ulët, ofenduese, denigruese, seksiste, fyese, për kë? Të zgjedhurën e popullit. Për një nënë shqiptare, për një motër, për një grua që ka guxim ta thotë të vërtetën pa u frikësuar as nga çifti i këtij “trimit” të BDI-së.
Ky e ka bërë këtë ofendim sepse është në BDI. E BDI-ja udhëhiqet nga Ali Ahmeti prijësi i vetingut i cili dikurofendonte 700 mijë nëna shqiptare. Po, Valon Haskaj e ka bërë atë ofendim publik sepse është në BDI-në e Artan Grubit që eleminonte konkurrencën duke i “likuduar” gratë e zonja nga partia me format më të ulëta e idiotike që mund të ekzistojnë.
E të gjithë tashmë e dinë që në BDI nuk ka as barazi gjinore, nuk ka as nëna e gra shqiptare që vlerësohen. Ka vetëm krim dhe korrupsion. Në këtë klan të quajtuar parti politike ka luftë për pozita, autokraci ekstreme, e më e keqja janë shërbëtorë të anti-shqiptarëve. Prandaj, tani ka ardhur koha që kjo parti të jap llogari dhe përgjegjësi për të gjithë të bëmat famëkeqe gjatë qeverisjes së tyre. Prandaj, janë në panik e të frikësuar.
Nuk mashtrohen gratë e nënat shqiptare sepse nuk i kanë harruar ofendimet që i keni bërë, e po i bëni akoma. Nënat shqiptare kanë kujtesë të gjatë, këtë ofendim do ta paguani shumë nga qytetarët që nuk tolerojnë këtë gjuhë.
Neve, nuk ka mbetet tjetër pos tu sqarojmë qytetarëve tanë që llumi përbrenda BDI-së nuk reformohet dot. Mendësia e tyre është e prapësht, këta nuk reformohen por vetëm maskohen, është një tentim për mashtrim që nuk mund ta mashtrojnë as veten e tyre e lëre më dikë tjetër.
VLEN vlerëson nënat dhe gratë shqiptare, nuk lejon asnjëherë ofendimet nga partia nongrata. Ata janë në panik sepse kanë bërë dëme të mëdha. Zilja e llogaridhënies po bie për ta!
VLEN: frika nga shtyllat e metalit të qelive po e nxit BDI-në të ofendoj deputeten shqiptare
