VLEN fiton një aset të çmuar! Mexhiti: Dr. Muhamed Murtezi i bashkohet misionit tonë për një qeverisje me vlera dhe integritet

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri Izet Mexhiti i cili ka konfirmuar se do garojë për kryetar të Çairit, ka prezantuar një prurje shumë të çmueshme për VLEN-in, në prag të zgjedhjeve lokale. Bëhet fjalë për Dr. Muhamed Murtezi, një figurë e njohur dhe shumë e respektuar jo vetëm në Çair, por edhe në tërë Maqedoninë e Veriut.
“Muhamed Murtezi – Doktor i mjekësisë, Magjistër i eurointegrimeve, botues dhe veprimtar i palodhur i shoqërisë civile për më shumë se tre dekada. Një figurë e respektuar jo vetëm në Çair, por nga Likova e deri në Strugë, gjithmonë në shërbim të kauzës kombëtare dhe zhvillimit shoqëror.
Sot, Muhamedi i bashkohet VLEN-it për të sjellë me vete dijen, përvojën dhe profesionalizmin që e ka karakterizuar gjithë jetën e tij. Me të, forcohet vizioni ynë për një qeverisje më gjithëpërfshirëse, më efikase dhe më të hapur ndaj ideve të reja.
Përfshirja e tij është vlerë e shtuar për mozaikun tonë të intelektualëve, profesionistëve dhe aktivistëve që çdo ditë po e bëjnë VLEN-in zgjedhjen e tyre.
Dyert tona janë të hapura për çdo zë të përgjegjshëm e çdo mendje të lirë. Sepse kualiteti – IA VLEN!”, ka shkruar Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull