Pas paraqitjes së amandamenteve nga koalicioni VLEN, qeveria tërhoqi ligjin për arsimin e mesëm, duke shmangur kështu detyrimin për intonimin e himnit shtetëror maqedonas në shkollat e vendit.
“U dëshmua edhe një herë se garantuese e interesave shqiptare është vetëm VLEN. Ne vepruam me maturi dhe vendosmëri. Në lexim të parë nuk e mbështetëm ligjin dhe, kur ishte momenti, paraqitëm amandamente që çuan në tërheqjen e tij,” thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.
Megjithatë, situata në komunën e Velesit mbetet ndryshe, pasi aty u miratua intonimi i himnit maqedonas me mbështetjen e BDI-së.
“VLEN është garancia që ligje të njëanshme, sikurse ato të mbështetura nga BDI-ja në të kaluarën, nuk do të kalojnë më,” përfundon deklarata e koalicionit.