VLEN: Dogana po flet shqip, 21 punësime të reja për qytetarët shqiptarë!

1 Min. Leximi

Një tjetër hap i madh për drejtësi dhe barazi! Sot, Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut ka realizuar 21 punësime të reja, me ç’rast qytetarët shqiptarë po zënë vendin që u takon me dinjitet në një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit.

Këto punësime janë rezultat i përkushtimit tonë për ta kthyer administratën shtetërore në pasqyrë reale të përbërjes etnike dhe profesionale të vendit. Për herë të parë, nuk ka më nevojë për ndërmjetës, parapagime apo rekomandime partiake. Ka vetëm një kriter: dinjiteti dhe meritokracia.

- Advertisement -

Faleminderit zëvendësdrejtorit të Doganave, Mustafa Dauti, për angazhimin e palëkundur në realizimin e këtij qëllimi fisnik, duke dëshmuar se aty ku ka vullnet, ka edhe rezultate konkrete.

Ky nuk është vetëm një numër, por një sinjal i qartë se shteti po fillon të flasë shqip, me vepra e jo me premtime boshe. VLEN do të vazhdojë të punojë për çdo shqiptar, pa dallime partiake, pa shantazh e pa diskriminim, sepse kjo është qeverisja që i jep zë dinjitetit!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull