VLEN do të vazhdojë të udhëheq MSh-në? Mickoski: Mendoj se duhet të ruhet struktura aktuale e qeverisë

1 Min. Leximi

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson që struktura aktuale e qeverisë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, pas largimit të Taravarit nga Qeveria, përcjell TV21. I pyetur nëse VLEN-i do të vazhdojë të udhëheq me Shëndetësinë, apo do të ketë shkëmbime resorësh, Mickoski tha:

G: VLEN pret që resori i Shëndetësisë të mbetet te ata, a mund të përjashtohet kjo mundësi?

- Advertisement -

“Jo, mendoj se duhet të ruhet ajo strukturë në qeveri, që funksionon deri tani. Kështu që pres propozim, ta shohim normalisht çfarë kualifikime ka propozimi”, tha Mickoski.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull