VLEN: Do ta kurojmë shëndetësinë, por kurrë mendjen e sëmurë të BDI-së e Taravarit

2 Min. Leximi

VLEN sot i ka reaguar BDI-së në lidhje me kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu. Nga VLEN thonë se reagimi i BDI-së ndaj ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, është hipokrizia më e madhe që mund të prodhojë një parti që për mbi dy dekada e ka shkatërruar sistemin shëndetësor, e në veçanti Spitalin e Tetovës, të cilin e ka lënë në gjendje mjeruese dhe të padenjë për qytetarët.

“Nëse sot kemi nevojë për një Qendër Klinike moderne në Tetovë, kjo është pikërisht për shkak të neglizhencës dhe dështimit të BDI-së, e cila 20 vite ka marrë pushtetin me votat e qytetarëve dhe ka kthyer vetëm zhgënjim.

- Advertisement -

Le të mos harrojmë: kur Arben Taravari ishte ministër i Shëndetësisë, në vetëm një vit nuk solli asnjë projekt madhor, por la pas vetëm skandale, nga tenderët e dyshimtë me firmën e Gjokës e deri te abuzimet me licencat për kanabisin mjekësor. Sot, ky tandem BDI–Taravari kërkon të japë leksione morali.

- Advertisement -

Ndryshe nga ata, Qeveria ku bën pjesë VLEN ka marrë vendim historik: mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e Qendrës Klinike më moderne në rajon, në Tetovë, një investim që do t’i shërbejë jo vetëm qytetarëve të Pollogut, por gjithë Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, po modernizojmë pajisjet, po përmirësojmë kushtet dhe po hapim vende pune për profesionistët e mjekësisë.

BDI dhe Taravari le të kujtojnë se qytetarët nuk vuajnë nga amnezia, ata e dinë kush e shkatërroi shëndetësinë dhe kush po e ngre atë nga rrënojat. Ne do ta kurojmë shëndetësinë, por asnjëherë mendjen e prishur të BDI-së dhe Taravarit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull