VLEN shpreh shqetësim të thellë dhe dënim të ashpër për sulmin fizik ndaj ekipit të Televizionit Alsat, gazetarit Avni Tahiri dhe operatorit Shenoll Hajredin, të ndodhur në Vizbeg.
Kjo ngjarje është e papranueshme dhe përbën shkelje flagrante të lirisë së medias, të sigurisë së punonjësve mediatikë dhe të vetë themeleve të një shoqërie demokratike.
Si pjesë e pushtetit ekzekutiv, VLEN kërkon nga organet kompetente që të veprojnë menjëherë dhe me vendosmëri, duke hetuar rastin deri në fund dhe duke garantuar që autorët e këtij akti të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Gazetarët nuk janë armiq, ata janë garant i transparencës dhe i informimit të drejtë të publikut. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me ekipin e Televizionit Alsat dhe ritheksojmë angazhimin tonë të palëkundur për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, sigurisë së gazetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Në një shtet demokratik, dhuna ndaj medias nuk ka vend.
VLEN dënon ashpër sulmin ndaj ekipit të Televizionit Alsat

Ndani këtë artikull