VLEN: Çështja e shkollës shqipe në Nerovë u zgjidh

1 Min. Leximi

Nga shtatori, mësimi në gjuhën amtare do të vazhdojë.
Ky është rezultat i një angazhimi serioz të VLEN-it dhe institucioneve përkatëse. Vëmendja ndaj nevojave të popullatës shqiptare nuk ka munguar.
Përkushtimi i banorëve u takua me gatishmërinë e shtetit për zgjidhje. Koordinimi institucional solli rezultat.

Falënderojmë Komunën e Krushevës për bashkëpunimin korrekt. Gjithashtu vlerësojmë lart ndihmën e Avokatit të Shtetit, si dhe të Ministrisë së Arsimit dhe të Transportit, të cilat luajtën një rol kyç.

- Advertisement -

Kjo është një dëshmi se kur shteti vepron, zgjidhjet vijnë. Arsimi shqip mbrohet me përgjegjësi dhe vullnet politik.

- Advertisement -

Qeveria e tregoi qartë: qytetarët janë prioritet dhe do të mbeten të tillë.

Urime banorëve të Nerovës!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull