VLEN: Bujar Osmani gënjeu para qytetarëve për takimet e tij me Nikolla Gruevskin

1 Min. Leximi

Bujar Osmani është takuar me Gruevskin në Budapest, dëshmitë së shpejti do të dalin në opinion.

Bujar Osmani jo vetëm që ka qenë në Budapest së bashku me familjen e tij, por atje është takuar privatisht me të arratisurin nga drejtësia e Maqedonisë.

- Advertisement -

Përpjekja e Osmanit për t’u fshehur pas justifikimeve për “informacione të klasifikuara” dhe më vonë ta mohojë takimin në Fejsbuk, është dëshmi e dyfytyrësisë së tij. E vërteta është e qartë: takimi ka ndodhur, dhe provat do të publikohen së shpejti përpara gjithë opinionit.

- Advertisement -

Fakt është që MPB ka dyshuar se BDI ka qenë aktivisht e përfshirë në arratisjen e Gruevskit. Automjeti i Ali Ahmetit ishte mbajtur një ditë të tërë në stacionin policor, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se pikërisht me atë ish-kryeministri ishte nxjerrë nga shteti.

Qytetarët duhet ta dinë se pas të gjitha gënjeshtrave dhe manipulimeve qëndron një e vërtetë: Bujar Osmani dhe BDI janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Nikolla Gruevskit dhe rrjetit të tij.

BDI ishte bashkëpunëtore e besueshme e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit. Dhe kanë mbetur besnike deri më sot.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull