Çdokush që e ka nënvlerësuar inteligjencën e shqiptarëve është penduar, herët apo vonë. Meqë kjo udhëheqësi arrogante, e korruptuar dhe e kapur e BDI-së vazhdon ta injorojë vullnetin e shumicës së shqiptarëve, shumë shpejt do të marrë ndëshkim të ashpër. Epshi i tyre për të qenë në pushtet me çdo kusht do të rezultojë në një referendum kundër tyre në zgjedhjet lokale. Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk e falin hipokrizinë e tyre! BDI i lutej mandatarit të atëhershëm, Mickoski, që t’i merrte ata në vend të VLEN-it në Qeveri. Oferta e BDI-së, e dërguar përmes ndërmjetësuesve te Mickoski, ishte katër ministri pa kryetar Kuvendi, plus marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale në Kërçovë dhe Strugë, ku të paktën një kandidat i përbashkët për kryetar komune i VMRO-së dhe BDI-së do të ishte maqedonas. Kaq për parimet dhe moralin e kësaj udhëheqësie të kapur të BDI-së! Sa i përket sulmit të BDI-së se Izet Mexhiti ka vetëm 1% mbështetje mes shqiptarëve, atëherë le të përgjigjen: si është e mundur që Blerim Bexheti, si bartës liste i Frontit Evropian në NJZ1, megjithë mbështetjen e të gjitha komuniteteve tjera (turq, boshnjakë, romë), humbi nga Izet Mexhiti, bartës i listës së VLEN-it, në zgjedhjet parlamentare? Le të përgjigjet Bujar Osmani se si, bashkë me Artan Grubin dhe tërë klikën e tyre të korruptuar, humbën në Çair me rezultat 13,570 kundër 11,032 nga njeriu që, sipas tyre, ka vetëm 1% mbështetje? Jeni qesharakë dhe të lexuar. Gënjeshtrat tuaja nuk pinë më ujë! Është koha të përgjigjeni: A është e vërtetë se, me Mijallkovin, po përgatitni skenar për incidente parazgjedhore dhe zgjedhore, me qëllim që të mos e pranoni humbjen në zgjedhjet lokale dhe të shkaktoni krizë politike?
VLEN: BDI që tani po përgatit terren për të mos pranuar disfatën në zgjedhjet lokale
TOP Lajmet
3shi.net
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -