Shqiptarët nuk ranë në grackën e “referendumit” që BDI/AKI me Ahmetin, Taravarin e Selën tentuan ta shisnin si shpëtim politik. Kjo fushatë mashtruese, e ndërtuar mbi gënjeshtra dhe patriotizëm të rremë, u shemb përballë vullnetit të shqiptarëve që e thanë qartë fjalën e tyre. Me 10 komuna të fituara, VLEN ua mori alibinë dhe ua hoqi maskën atyre që për vite e trajtuan votën shqiptare si pronë personale.
Kërkojnë fajtorë në çdo drejtim, por jo te vetja. Madje, si kulm i absurdit, përpiqen ta shesin Blerim Bexhetin si simbol të “ndryshimit”. Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së parti që, edhe në dështim, nuk e kupton realitetin e vet.
Flasin për “analiza” e “reformë”, por BDI nuk mund të reformohet sepse nuk e njeh këtë fjalë. Për ta, pushteti s’ka qenë mjet për t’i shërbyer njerëzve, por oksigjen për të mbijetuar. Dhe tani që pushteti u iku nga duart, po mbyten në panik e vetmashtrim. Derisa ata lëkunden në krizë, VLEN ecën përpara me besimin e qytetarëve, me duar të pastra dhe me politikën që i shërben popullit, jo vetvetes.

