VLEN: BDI-në si ndotësit më të mëdhenj i larguam nga mjedisi, tani radhën e kanë grimcat pm10!

4 Min. Leximi

VLEN tha se, për periudhën si BDI ishte në pozitë, disa here ka qeverisur me Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor por që nuk kanë vepruar ndonjëherë që siç thonë, tani paraqiten si mbrojtës të mjedisit. E për reagimet e BDI-së në lidhje me ndotjen e ajrit, VLEN tha se ata nuk janë kujdesur asnjëherë për qytetarët ndërsa tani, thonë se janë duke ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve të kamotshme

“BDI, partia që për dy dekada mbajti peng jetën e qytetarëve si rezultat i paaftësisë dhe korrupsionit të saj, sot guxon të kritikojë dhe me hipokrizi të paraqitet si mbrojtëse e mjedisit jetësor. Kjo parti që drejtonte institucionet shtetërore dhe kërcënonte të ardhmen e qytetarëve tanë, tani flet për “veprime urgjente” dhe “kujdesin për shëndetin”. Por pyetja është – ku ishin ata 20 vitet e fundit? Atëherë a nuk ishte koha për veprime të menjëhershme dhe kujdes shëndetësor? Atëherë për çfarë ishte koha? Për kazinotë, për qendrat tregtare?
Derisa ata ishin në pushtet, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor disa herë menaxhohej nga kuadro të BDI-së. Për 12 vjet. Çfarë bënë ata? Ata lanë deponi në Tetovë, Kërçovë, Strugë – bomba të vërteta ekologjike që ndotin ajrin, ujin dhe tokën edhe sot. Kjo është trashëgimia e tyre – ndotja, neglizhenca dhe korrupsioni. Ata lane deponitë në të gjithë vendin. Ata nuk zgjidhën një çështje të vetme të rëndësishme të mbrojtjes së mjedisit.

- Advertisement -

BDI-së nuk janë kujdesur për qytetarët as si pushtet e as tani si opozitë. Reagimi i tyre nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e lire për manipulim dhe defokusim nga përgjegjësia e tyre. Ndryshe, Qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nën udhëheqjen e Izet Mexhitit, tashmë janë duke ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve të kamotshme të lëna nga BDI.

- Advertisement -

Ndërsa ishte në pushtet BDI promovoi një agjendë qesharake të gjelbër. Ali Ahmeti dhe Artan Grubi të japin një përgjigje se ku janë frytet e agjendës së tyre të gjelbër. Kush përfitoi nga agjenda e tyre e gjelbër? BDI ka drejtuar Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga viti 2011 deri në vitin 2023. Janë 12 vite të tëra. Nga 12 vitet e tyre rezultatet janë zero dhe nuk janë të krahasueshme me të gjitha ato që janë ndëmarrë në vetëm 5 muajt tanë.
Në një kohë kur spitalet po mbushen me qytetarë që vuajnë nga efektet e ndotjes, qeveria po punon për të forcuar monitorimin e cilësisë së ajrit dhe do të investojë në zgjidhje për energji të pastër. Derisa BDI krijoi deponitë, sot ato po pastrohen dhe mbyllen dhe po punohet në projekte për zbatimin e sistemeve moderne të menaxhimit të mbeturinave. BDI nuk ka legjitimitet të flasë për mjedisin, sepse 20 vitet e tyre në pushtet kanë dëshmuar të kundërtën. Qytetarët e dinë se kush është përgjegjës për krizën që trashëguam, por e dinë edhe kush po punon tani për zgjidhje reale. Kujdesi për shëndetin e qytetarëve është prioritet i kësaj Qeverie dhe ata që lanë kaos, deponitë dhe korrupsionin do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre – para qytetarëve dhe histories”, thotë VLEN

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull