Pasi për 22 vite vodhën shpresën e shqiptarëve dhe e kthyen shtetin në plaçkë për klikën e tyre, BDI sot kërkon të shpëtojë veten duke ringjallur nacionalizmin e rremë.
Retorika e tyre është një përpjekje e dëshpëruar për të shpërqendruar opinionin publik nga dështimet e tyre të mëdha. Kur Ali Ahmeti përdor shprehje si “do të ndodhë populli”, ai ringjall retorikën e rrezikshme të së kaluarës, të cilën e njohim mirë nga periudha e tensioneve dhe konflikteve në rajonin tonë.
Kur Bujar Osmani, ministri i përhershëm i BDI-së, na flet për “referendum”, ai synon të defokuson opinionin nga e kaluara e tij korruptive për të cilën asnjëherë nuk ka dhënë llogari.
BDI-ja e ka shfrytëzuar Marrëveshjen e Ohrit si instrument klientelist dhe vasaliteti ndaj interesave të ngushta, duke lënë shqiptarët jashtë mundësive dhe duke e zhvatur shtetin për përfitime personale dhe partiake.
Strategjia e tyre është e qartë, të bëjnë nga zgjedhjet lokale një referendum fiktiv kombëtar, për të shmangur përgjegjësinë për dështimet dhe aferat e tyre.
VLEN nuk pranon këtë lojë të ndyrë. Shqiptarët nuk kanë nevojë për populiziëm dhe nacionalizëm të rremë, por për drejtësi, zhvillim dhe qeverisje të ndershme. Mjaft me manipulime, tetori do të jetë gjykimi i tyre.
VLEN: BDI-ja po përpiqet të mbulojë korrupsionin 20 vjeçarë me nacionalizëm të rremë

Ndani këtë artikull