Pëfaqësuesja e VLEN-it, zëvëndësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shqiri, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit. Me çka ka realizuar takime me homologë nga rajoni dhe përfaqësues të BE-së për të diskutuar sfidat dhe prioritetet e përbashkëta në fushën e transportit.
Theksojmë se rëndësia e projekteve strategjike për Maqedoninë e Veriut, sidomos në ndërlidhjen hekurudhore dhe rrugore, është e pakontestueshme.
Si VLEN vlerësojmë lartë dhe punojmë e angazhohemi edhe për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë rajonal në përputhje me standardet evropiane.
Rrugët lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë, që është interes i shumëanshëm dhe i përbashkët!
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
