VLEN: Asnjë “ekspertizë” nuk mund ta lajë turpin politik në Kërçovë

1 Min. Leximi

Skandali që qarkullon në rrjetet sociale dhe media, e që ka tronditur opinionin në Kërçovë dhe më gjerë, ka nxjerrë në pah faqen e zezë të kulturës politike që për dy dekada ka prodhuar turp në vend të përgjegjësisë.
Përpjekjet për ta paraqitur këtë si “shantazh” apo për ta relativizuar me pretendime për “materiale të fabrikuara” nuk mund ta ndryshojnë faktin se dëmi ndaj moralit publik dhe besimit të qytetarëve tashmë është bërë. Opinioni publik nuk ka nevojë për ekspertiza për të kuptuar se çfarë është e denjë dhe çfarë jo për një përfaqësues publik.
Qytetarët e Kërçovës janë mjaft të mençur për të gjykuar vetë dhe për të refuzuar çdo përpjekje për ta mbuluar mungesën e dinjitetit me fjalë të mëdha. Dinjiteti dhe morali publik nuk kanë nevojë për ekspertë, por për njerëz me karakter.
Në një situatë të tillë, vazhdimi i kandidimit nuk është më çështje gare, por çështje morali.
Në interes të qytetarëve dhe të procesit zgjedhor, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim duhet të tërhiqet menjëherë.
Kërçova meriton njerëz me dinjitet, jo me skandale.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull