VLEN: Apasievi në shërbim të Danellës dhe BDI-së, koalicioni i turpit zyrtarizohet

1 Min. Leximi

Kur menduam se BDI nuk mund të bjerë më poshtë, ja ku na del me aleancën më të turpshme në historinë politike të vendit: BDI, Danella Arsovska dhe Dimitar Apasiev, të gjithë bashkë, kundër VLEN-it dhe kundër shqiptarëve të Çairit!

Po, e lexuat mirë! Apasievi, njeriu i njohur për fyerjet, urrejtjen dhe shpifjet ndaj shqiptarëve, tashmë është kthyer në partner të BDI-së në përpjekje për ta shpëtuar Danellën dhe për të mbajtur në jetë regjimin e vjetër të Blerim Bexhetit. Ky është bashkimi i hipokrizisë, i interesit të ulët dhe i panikut të thellë përballë ndryshimit që po vjen nga VLEN.

- Advertisement -

Çairi po sulmohet me çdo mjet: politikisht, dhe tashmë edhe ideologjikisht, përmes një tresheje që nuk ndan as vlera, as parime, por vetëm frikën nga humbja. BDI ka zgjedhur të bëjë aleancë me antishqiptarin më të madh në vend, vetëm e vetëm që ta ndalë hovin e VLEN-it.

Por nuk kanë për ta ndalur dot. VLEN është zëri i popullit, është vullneti i shumicës dhe është e ardhmja që po afrohet me hapa të sigurt. As Apasievi, as Danella, as BDI nuk e ndalin dot më këtë uragan ndryshimi që ka nisur nga Çairi!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull