VLEN: Ali Ahmeti, mërgata meriton përgjigje, me çfarë marrëveshje i tradhtove?

1 Min. Leximi

Pas një heshtjeje të gjatë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, më në fund vendosi të flas. Të thuash se “regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve” është jo vetëm pranim publik i përgjegjësisë, por edhe dëshmi tronditëse e pazareve që janë bërë mbi kurrizin e diasporës shqiptare. Kjo deklaratë nuk është sqarim, por skandal.

Prandaj, Ali Ahmeti duhet të përgjigjet qartë: Cila ishte ajo marrëveshje? Me kë e ke bërë? Në emër të kujt? A ishte kjo marrëveshje për të fshirë mërgatën shqiptare nga regjistrat zyrtarë? Nëse po, atëherë duhet të thuhet hapur. Mërgata meriton përgjigje dhe përgjegjësia është e pashmangshme.

- Advertisement -

VLEN do të vazhdojë të ngrejë zërin për të drejtën e çdo shqiptari, në vend dhe në diasporë.
Mërgata nuk është numër për t’u fshirë, por zemra që mban gjallë ekonominë dhe shpresën e këtij vendi.
Ne e çmojmë çdo sakrificë të tyre dhe jemi të përkushtuar që asnjë mashtrim politik të mos i mohojë më kontributin.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull