Vitin që lamë pas u kurorëzua me ndryshime drastike në skenën politike. Ngjashëm sikurse viti paraprak edhe ky vit që kemi hyrë tani do të jetë vit i zgjedhjeve por vetëm atyre në pushtetin lokal. Por, rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të ndikojnë dukshëm edhe në pushtetin qendror. Prandaj, mbetet të shihet qysh në fillim të këtij muaji lëvizjet e liderëve të partive politike nëse do të ndryshojnë pozicionet aktuale. Nga VLEN vazhdimisht përçojnë mesazhe unifikimi dhe bashkimi që ngjashëm do të vazhdojnë edhe në zgjedhjet lokale, nga Fronti Evropian reflektojnë të njëjtën ku gjatë gjithë konferencave për shtyp janë të bashkuar që të gjithë në prapaskenë, përpos PDSH-së që u nda qysh vitin që lamë pas nga Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI, shkruan Zhurnal.
A pritet ndryshime gjatë këtij viti në skenën politike?
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar se koalicioni VLEN do të paraqitet i bashkuar në zgjedhjet lokale të ardhshme. Në intervistën e fundvitit për emisionin “Programi 200” në Alsat-M, Mexhiti theksoi se përkundër disa mospajtimeve, grupimi është unik dhe do të ketë lista dhe kandidat të përbashkët.
“Në zgjedhje lokale, VLEN do të jetë unik, do të dalin me lista të përbashkëta, me kandidat të përbashkët,” deklaroi Mexhiti, duke e vënë theksin te uniteti brenda grupimit.
Ai shtoi se përplasjet brenda VLEN-it janë në kuadër të normales dhe nuk krahasohen me tensionet që kanë ndodhur më parë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
“Duke u nis nga përvoja, mund ta them se përplasjet që kanë qenë brenda BDI-së kanë qenë shumë të ashpra, shumë të thelluara, më të rënda se sa fërkimet që janë brenda VLEN-it, të cilat janë në kuadër të normales,” u shpreh Mexhiti.
Në të njëjtën vijë janë edhe deklaratat e të gjithë liderëve që e përbëjnë koalicionin VLEN. Me çka lënë për të kuptuar se vërtetë ka frymë bashkimi përbrenda këtij koalicioni. Edhe pse nuk duhet përjashtohet mundësia e paraqitjes së vështirësive në ndarjen e komunave dhe përcaktimin e kandidatëve adekuat që do të prijnë në Komunat shqiptare.
Një nga problemet e mundshme që mund të paraqitet me kohë është fakti që prej këtyre partive politike nga VLEN ka prej tyre që në Komuna të caktuara janë shumë mirë të strukturuara por u mungojnë figurat që mund të prijnë. Apo anasjelltas kanë figura por nuk janë të strukturuara.
Nëse VLEN do të kalojnë këtë sfidë shumë lehtë do të zhvillojnë fushatën për zgjedhjet lokale, në të kundërtën paraqitet ngërç i brendshëm. Bojkot i brendshëm që nga jashtë nuk mund të kuptohet por që domosdo do të reflektojë në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale me çka do të nxisin pastaj ndryshimet e patjetërsueshme edhe në pushtetin qendror.
Fronti Evropian pos PDSH-së të tjerët vazhdojnë betejën opozitare bashkë –
Risia e zgjedhjeve të fundit parlamentare ishte krijimi i një Fronti të quajtur Evropian i përbërë nga një numër i madh i partive politike me dallime të mëdha. E risi apo për herë të parë ishte fakti që në këtë koalicion kishte edhe parti turke e rome.
PDSH e Menduh Thaçit ishin të parët që braktisën Frontin Evropian, pritej që me kalimin e kohës do të braktisnin këtë front edhe parti të tjera sidomos ato turke, por ja që kanë kaluar gjashtë muaj që BDI si prijëse e këtij Fronti kanë ngelë akoma të unifikuar pa PDSH-në.
Fronti Evropian është në pozitë të pa lakmueshme sepse u bashkuan parti me dallime diametralisht të mëdha vetëm në interes të sigurimit të pushtetit. Pra, BDI për të vazhduar në pushtet e partitë tjera të vogla për të hyrë në pushtet nëse jo pozita të mëdha të paktën për të marrë edhe ndonjë drejtori.
Por, ndryshimet e vitit të kaluar në skenën politike relativisht kirjimi i koalicionit më të madh shqiptarë, VLEN, ndikoi dukshëm në ndryshimin e tërë kursit politik. Ky koalicion doli triumfues dhe arritën të bëhen pjesë e pushtetit. Nga Fronti Evropian premtojnë që do të vazhdojnë edhe gjatë zgjedhjeve lokale të unifikuar por mbetet të shihet muajt në vazhdim për ndryshimet eventuale. /Zhurnal.mk