Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë, Izet Mexhiti, ka vizituar Prekazin, duke e cilësuar atë si një nga vendet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.


“Në këtë vend simbol të qëndresës dhe sakrificës për liri, nderuam kujtimin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe familjes së tij, të cilët në marsin e vitit 1998 dhanë shembullin më të lartë të guximit dhe përkushtimit ndaj atdheut,” u shpreh Ganiu.
Ai theksoi se sakrifica e familjes Jashari nuk është vetëm një faqe historie, por një amanet për brezat e ardhshëm që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat e lirisë dhe dinjitetit kombëtar. “Prekazi mbetet një monument i përhershëm i heroizmit dhe vendosmërisë, një vend ku historia flet dhe ku përkushtimi ndaj kombit gjen shprehjen më të lartë,” shtoi ai.
Në përmbyllje, kryetari i Çairit shprehu respektin e përjetshëm për familjen Jashari dhe lavdi për dëshmorët e kombit.