Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga Forumi Rinor Islam – Shkup, ku së bashku me të pranishmit ka ndarë një tryezë të begatë në frymën e solidaritetit dhe unitetit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.


“Muaji i Ramazanit është një kohë reflektimi, bashkimi dhe solidariteti. Është një periudhë që na kujton rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe të ndihmës ndaj njëri-tjetrit,” ka theksuar Ganiu.
Ai ka falënderuar organizatorët për këtë iniciativë të vlefshme dhe ka uruar që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, harmoni dhe mirësi për të gjithë.