Ekipet komunale në Çair po vijojnë punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, si pjesë e angazhimit për një mjedis më të pastër dhe të rregullt. Së fundmi, është përfunduar pastrimi në Rrugën Mehmet Gega dhe Gjorgji Pop Hristov në Fushë Topanë, ndërsa aksioni do të vazhdojë edhe në lagjet dhe rrugët e tjera të komunës.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, theksoi se pastrimi i hapësirave publike mbetet një nga prioritetet kryesore, duke siguruar që ekipet sezonale të jenë çdo ditë në terren për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Së bashku mund të ndërtojmë një mjedis më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm për të gjithë banorët e Çairit,” ka shkruar Ganiu.
Visar Ganiu me aksion për pastrimin e hapësirave publike në Çair
