Videot e shkurtra në Instagram Reels, TikTok të njëjtin efekt në tru si alkooli

2 Min. Leximi

Shikimi i videove në Instagram Reels, TikTok ose videove të shkurtra në YouTube mund të duket si një mënyrë e padëmshme për të kaluar kohën, por neuroshkencëtarët paralajmërojnë se efektet në tru mund të jenë më alarmante dhe shqetësuese nga sa mendojmë, sipas “Science Direkt”.

Disa studime sugjerojnë që videot e shkurtra shkaktojnë probleme të ngjashme me substancat që krijojnë varësi si alkooli, ndërsa neurologët në Indi paralajmërojnë për rikonfigurimin afatgjatë të motivimit, përqendrimit dhe madje edhe kujtesës.

- Advertisement -

Studimi i bazuar në FMRI zbuloi se individët me simptoma më të shprehura të “varësisë” nga videot e shkurtra – karakterizohen nga aktivizimi i ulët në precuneus, një zonë e trurit përgjegjëse për reflektimin dhe vetëdijen, dhe reagime me impulsive në vendimmarrje me rrezik (si humbje financiare të mundshme).

- Advertisement -

Kjo tregon nje prirje drejt vendimeve te çuditshme dhe impulsive, e ngjashme me sjelljet e varesisë nga substanca të tilla si alkooli.

FMRI, ose imazheria me rezonancë magnetike funksionale, është një teknikë neuroimazherie që mat aktivitetin e trurit duke zbuluar ndryshimet në rrjedhën e gjakut.

Studimet tregojnë se shikimi i shpeshtë i videove të shkurtra mund të reduktojë vetëkontrollin dhe aftësinë për përqendrim dhe planifikim afatgjat.

Sjellja impulsive mund të ndryshojnë strukturën dhe funksionin e trurit, veçanërisht tek të rinjtë.

Edhe pse nuk është toksik si alkooli, ky lloj konsumimi mund të ndërtojë një varësi psikologjike me pasoja afatgjata në mirëqenien mendore dhe performancën individuale.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull