Skena mahnitëse na vijnë nga Bundesliga e dytë gjermane. Në ndeshjen mes Magdeburgut dhe Greuther Firth-it u akorduan dy penallti të çuditshme, të cilat thuajse nuk shihen kurrë në fusha futbolli.
Në të dyja rastet, futbollistët luajtën me dorë në zonën e tyre të rreptësisë, por në mënyrë shumë specifike, naive dhe të çuditshme. Ndeshja përfundoi pa fitues (2-2), dhe disa nga të pranishmit mbetën në mosbesim nga këto lëvizje që zakonisht nuk i bëjnë as në ligat amatore.