Vetura ra në Lumin Vardar në Çellopek, dy të lënduar

1 Min. Leximi

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë ra në Lumin Vardar në fshatin Çellopek, transmeton Portalb.mk.

Më datë 04.03.2025 në ora 19:40 në Sektoriin për Punë të Brendshme Tetovë është raportuar se në rrugën lokale për në fshatin Çellopek, afër urës së lumit Vardar, automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T.M. (39) nga Tetova, ka dalë nga rruga dhe ka ra në lum.

- Advertisement -

“Në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe një pasagjere e mitur vajzë, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës”, informoi SPB Tetovë.

Inspektimi është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull