Në kalimin kufitar ndërmjet Bllacës dhe Hanit të Elezit, një shofer 60 vjeçar e ka goditën me veturë një këmbësor 25 vjeçar.

“Në hapësirën ndërmjet Vendkalimit kufitar ,,Hani i Elezit” dhe Vendkalimit kufitar ,,Bllacë e Poshtme”, 60-vjeçari Q.S. nga R. e Kosovës, duke drejtuar automjet udhëtarësh ,,Golf” me targa kombëtare të Kosovës, goditi këmbësorin S.K. (25) nga Shkupi”, raportoi Policia.
I lënduari është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa shoferi është dërguar në stacionin policor të Gazi Babës.


