Venera Azizi: I fikëm përfundimisht dritat e manipulimit mbi 20-vjeçar

1 Min. Leximi

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka reaguar pas fitores së koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar rezultatin si një “moment historik”.

“Na quajtën vasalë, shërbëtorë, zagarë, na i shajtën 700 mijë nënat shqiptare, por ama ne jua dhamë përgjigjen. Ne bashkë me popullin ua fikëm përfundimisht dritat e manipulimit mbi 20 vjeçar! I çuam në pension politik aty edhe ku e kanë vendin!”, shkroi Azizi.

Ajo theksoi se ky është fillimi i një epoke të re dhe jo fundi i një rruge politike.

“Kjo fitore nuk është vetëm e jona, është e çdo qytetari që ka besuar se ndryshimi VLEN”, përfundoi Azizi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull