Vebi Kajtazi: Amerika legjitimoi ndërhyrjen e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, Grubi në listën e zezë të ShBA-së

1 Min. Leximi

Gazetari i njohur nga Kosova, Vebi Kajtazi, ka reaguar pas futjes së Artan Grubit, një prej figurave kyçe të BDI-së, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për korrupsion. Në një koment të tij publik, Kajtazi vlerësoi këtë si një akt që “legjitimon ndërhyrjen” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut përballë politikave të Ali Ahmetit dhe partisë së tij.

“Sot Amerika ‘legjitimoi’ ndërhyrjen e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Futi në listë të zezë njeriun e Ali Ahmetit, Artan Grubin,” shkruan Kajtazi, duke sugjeruar se Ahmeti tani duhet të distancohet publikisht nga Grubi dhe ta përjashtojë nga partia, përndryshe do të interpretohet si bashkëpunëtor në “pislleqe”.

- Advertisement -

Megjithatë, gazetari paralajmëron se ky veprim i SHBA-së mund të ketë pasoja edhe për vetë qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë. “Amerika mund të fusë në listë të zezë edhe njerëz të Kurtit. Shumë shpejt madje,” shton ai, duke lënë të kuptohet se standardet e njëjta mund të aplikohen edhe në Kosovë.

Ky koment ka ngjallur debat në rrjetet sociale, duke ndarë opinionet për rolin e SHBA-së dhe ndikimin e saj në politikat rajonale.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull