Vdiq Diogo Jota i Liverpoolit

1 Min. Leximi

Futbollisti i Liverpoolit dhe Portugalisë, Diogo Jota, ka vdekur në një aksident trafiku.

You can skip this ad in 2Advertisement
Mediumi spanjoll Marca kanë raportuar se aksidenti ka ndodhur në autostradën e zonës së Zamorës, pranë qytetit Palacios de Sanabria.

- Advertisement -

Ai po udhëtonte me vëllanë e tij, Andre, 26-vjeçar, që po ashtu humbi jetën.

Makina u përfshi nga flakët kur ndodhi aksidenti.

I lindur në Porto, Jota e nisi karrierën e tij si lojtar nëpërmjet ekipit të të rinjve, para se të transferohej te Athletico Madrid në 2016-n.

Më pas u transferua te Wolverhapmton, derisa më pas kaloi te gjiganti anglez, Liverpool. 28-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë, që fitoi Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull