Vdekje e dyshimtë në Tetovë – gjendet pa shenja jete një studente nga Kosova

1 Min. Leximi

Sot rreth orës 18:30 të mbrëmjes, në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, është raportuar një vdekje e dyshimtë. Sipas informacioneve të para, trupin pa shenja jete e ka zbuluar një kalimtar rasti.

Viktima dyshohet të jetë një vajzë, studente në vitin e katërt të studimeve, me origjinë nga Kosova, njofton TS. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë rreth identitetit të viktimës apo shkaqeve të mundshme të vdekjes.

Policia ka bërë të ditur se informacione më të hollësishme do të publikohen pas përfundimit të hetimeve paraprake./TS

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull