Vazhdon debati për amendamentet për ribalancin e Buxhetit

2 Min. Leximi

Shkup, 9 korrik – Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot vazhdon debati për amendamentet për ribalancin e Buxhetit. Sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen e shtëpisë ligjvënëse, mbledhja duhet të fillojë në orën 11.

Për ribalancin e Buxhetit janë parashtruar rreth 200 amendamente, prej të cilave 160 nga LSDM opozitare.

- Advertisement -

Debati i përgjithshëm për ribalancin filloi më 2 korrik, ndërsa bashkë me debatin për amendamentet debati zgjat gjithsej dhjetë ditë.

Me ribalancin bëhet rialokim i mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve të buxhetit, sigurohen mjete për pagesën e pagave para së gjithash në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është siguruar rritje e pagave të të punësuarve prej 10 për qind, ndërsa janë siguruar mjete shtesë edhe për pagesën e pensioneve të rritura dhe rreth 300 milionë denarë shtesë për shpenzime kapitale.

Të ardhurat totale me rebalancin janë parashikuar në 362,4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 403,7 miliardë denarë, një për qind (rreth 3,5 miliardë denarë) më shumë se parashikimet fillestare në planin për këtë vit. Projeksioni i PBB-së mbetet në 3,7 për qind, ndërsa inflacioni është parashikuar në 2,8 për qind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e PBB-së, pra 41,3 miliardë denarë ose 4 për qind e PBB-së. Shpenzimet kapitale, nga ana tjetër, në 47,5 miliardë denarë. Sipas parashikimeve të Qeverisë, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 do të arrijë në 53,3 për qind të PBB-së, ndërsa borxhi publik pritet të jetë në nivelin e 62,1 për qind.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull