Më 07.08.2025, në ora 21:00 në SPB Tetovë, një grua 76-vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga një person për një shumë prej 20.000 euro. Sipas kallëzimit, personi e kishte kontaktuar në telefon, ishte paraqitur si mjek dhe i kishte thënë se vajza e saj ishte shtypur nga një veturë në një kalim për këmbësorë dhe se ishte e nevojshme të paguante për një operacion urgjent.
Siç është raportuar, gruaja i kishte marrë paratë dhe bashkë me bashkëshortin e saj ishte nisur drejt vendit të caktuar në Shkup, ku ia kishte dorëzuar paratë një femre. Pasi janë kthyer në shtëpi në Tetovë, e kanë gjetur vajzën e tyre atje dhe e kanë kuptuar se kanë qenë viktimë e një mashtrimi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit
“Vajza juaj është aksidentuar” – 76-vjeçarja nga Tetova bie pre e mashtrimit prej 20.000 eurove nga nje mjek i rremë

Ndani këtë artikull