Ushtria do të kyçet në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut

1 Min. Leximi

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova mori vendim për angazhimin e Ushtrisë në përballjen me zjarret.

“Presidentja në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza, ka nënshkruar vendimin për përfshirjen e një pjese të Ushtrisë në shuarjen e zjarreve. Angazhimi i pjesëtarëve të Ushtrisë vjen pas shpalljes së gjendjes së krizës nga ana e Qeverisë”, njofton presidenca.

- Advertisement -

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të përcaktojë mënyrën e këtij angazhimi.

Presidentja po ndjek nga afër situatën me zjarret dhe shpreh shqetësim e solidaritet me qytetarët e prekur, njoftojnë nga kabineti i saj.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull