Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të nëntë të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me të cilin rast u realizuar edhe ceremonia e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa për Akademik Alajdin Abazi.
“Ky universitet, mban emrin e nobelistes shqiptare nga Shkupi, Gonxhe Bojaxhiu e cila i shërbeu njerëzimit përmes humanizmit dhe solidaritetit! Në këtë mënyrë ajo u bë simbol i shqiptarëve në mbarë botën, sidomos i shqiptarëve të Shkupit prej ku e ka origjinën.
Universiteti “Nënë Tereza” ka dy shenja dalluese në kohën e Qeverisë VLEN që flet qartas për përkushtimin e kësaj qeverie ndaj arsimit shqip.
E para ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive nga kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi që mundëson ngritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punonjësve në arsimin e lartë, sidomos në Universitetin “Nënë Tereza”.
Shenja e dytë dalluese e Qeverisë VLEN për Universitetin “Nënë Tereza” është Kampusi Universitar dhe ndarja e buxhetit prej 34 milion euro që është një buxhet historik për një universitet shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Urime 9 vjetori i Universitetit “Nënë Tereza”!”, ka shkruar Sali, përcjell Alfax.mk
UNT feston 9-vjetorin, Bekim Sali: Qeveria VLEN ndau 34 milionë euro për Kampusin Universitar

Ndani këtë artikull
