Uniformat e reja të Policisë, Kasami: Aty ku parashihet me ligj, do të jenë edhe në gjuhën shqipe

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i pyetur lidhur me uniformat e reja policore, që do të jetë vetëm në gjuhën maqedonase, ka siguruar se këto uniforma do të jenë edhe në gjuhën shqipe, aty, ku parashihet me ligj.
Ai tha se vlerëson se bëhet fjalë për furnizim publik të përgjegjshëm, dhe se më pas do të përcaktohen detajet.
“Jemi në komunikim me MPB-në. Ajo që mund të garantojmë, që edhe në këtë rast, do të respektohet ligji dhe aty ku uniformat në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duhet të jenë në gjuhën shqipe, sigurisht do të jenë edhe në gjuhën shqipe”, ka deklaruar Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull