Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – dhjetor të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është zvogëluar për 3,5 për qind, njoftoi Enti shtetëror për statistikë.
Ndërkaq, numri i të punësuarve në industri në dhjetor vitin e kaluar, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024 është zvogëluar për 2,8 për qind.
Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6,0 për qind, në sektorin Industria përpunuese për 2,7 për qind, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0,5 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 2,5 për qind, Prodhimet kapitale për 4,3 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3,3 për qind dhe Produktet intermediare, përveç energjisë, për 1,8 për qind, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4,0 për qind.

