Komisioni Rregullator për Energjitikë ka marrë një Vendim me të cilin ulet mesatarisht për 1.06% çmimi me pakicë i derivatet e naftës krahasuar me vendimin e datës 4.8.2025.
Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 1,00 denar për litër. Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denar për litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) ulet për 1,50 denar për litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet për 0,159 denar për kilogram dhe tani do të jetë 39,786 denar për kilogram.
Nga data 12.8.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivatet e naftës do të jenë:
-Benzinë motorike EUROSUPER BS-95: 74,50 denar/litër
-Benzinë motorike EUROSUPER BS-98: 76,50 denar/litër
-Dizel EURODIZEL BS (D-E V): 68,50 denar/litër
-Vaj për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1): 68,00 denar/litër
-Mazut M-1 NS: 39,786 denar/kilogram
Ulen çmimet e derivateve të naftës

Ndani këtë artikull