Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Ukrainasja Natalia: cilat janë “armët” e saj kundër rusëve?!

Përditësimi i fundit: 2024/01/25 at 10:19 AM
Publikuar January 25, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me fillimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2021, të gjitha xhamitë në Kharkiv, në lindje të vendit, u mbyllën, pasi shumica e muslimanëve u zhvendosën, si dhe banorët e tjerë, veçanërisht pasi luftimet arritën shpejt në vetë qytetin.

Pasi qyteti u kthye në kontrollin e Ukrainës në shtator të vitit 2022, disa muslimanë u kthyen në shtëpitë e tyre, dhe bashkë me ta një pjesë të jetës së tyre në xhamitë e tyre, por kjo jetë është rrënjësisht e ndryshme nga ajo që ishte para luftës, shkruan tesheshi.com.

- Reklamim -

Kjo situatë është e dukshme edhe në numrin dukshëm të reduktuar të muslimanëve. Në xhaminë e Qendrës Kulturore Islame mblidhen mezi 150 veta për namazin e xhumasë, ndërsa numri para luftës arrinte në 800 besimtarë. Kjo ka ndikuar edhe në xhamitë e tjera dhe dhomat e lutjes më të vogla në tregje.

Kreu i Këshillit Mysliman të Ukrainës, Siran Arifov, i tha Al Jazeera-s: “Nuk ka statistika të sakta për numrin e muslimanëve të paraluftës në Kharkiv. Sipas të dhënave të administratës së qytetit, ishin rreth 50 mijë të tillë, por shifrat reale mund të ishin shumë më të larta se ato të përmendura, sepse qyteti (përveç popullsisë së përhershme) kishte edhe dhjetëra mijëra banorë të përkohshëm, duke përfshirë studentë, tregtarë dhe punëtorë nga vendet muslimane.

Ai vazhdon: “Numrat e sotëm vlerësohen të jenë në qindra, ose vetëm disa mijëra, pasi qyteti ka pësuar bombardime të rënda, duke detyruar shumë muslimanë të ikin ose të kërkojnë strehim pa kthim.”

Përballë këtij realiteti, duket se xhamitë nuk janë në gjendje t’u kthehen aktiviteteve të mëparshme në rrafshin kulturor, arsimor dhe misionar, kështu që puna e tyre kufizohet në kryerjen e namazeve të detyrueshme ditore, me mungesën e fëmijëve, me përjashtim të një numri të vogël të tyre.

Sa i përket kursve të gjuhës arabe dhe kulturës islame për jomuslimanët – të cilat njiheshin për aktivitetet e tyre – ato pushuan së funksionuari, si dhe aktivitetet rekreative ose sportive. Sa për rrugët përreth, nuk ka më turma, as tregje të njohura që shesin ushqime hallall, ëmbëlsira dhe mish, si dikur.

Imami i Qendrës Kulturore Islame, Rustam Hasandinov, tha për Al Jazeera-n: “Kanë mbetur pak familje me fëmijë në qytet. Prindërit kanë frikë për fëmijët e tyre dhe për shkak të luftës, shumë xhami u mbyllën, si dhe një shkollë që frekuentohej nga fëmijët muslimanë”.

Si Dita e Gjykimit

Natalia – një muslimane ukrainase – tregon historinë e jetës së saj në qytet, duke thënë për Al Jazeera-n: “Nuk mund të largohesha nga qyteti kur filloi lufta. Nëna ime është e palëvizshme dhe e vështirë për t’u mbajtur. Të gjitha përpjekjet për të gjetur ndihmë dështuan, kështu që u detyrova të qëndroja këtu.”

Ajo vazhdoi: “Egoizmin e njerëzve e kam ndjerë atëherë, dhe kjo ndjenjë u forcua me buçimën e shpërthimeve, por sot nuk mbaj mëri ndaj askujt, sepse fillimi i luftës ishte vërtet si Dita e Gjykimit, kur çdo njeri mendon për veten dhe për ata që janë më afër tij”.

Natalia beson se situata sot është shumë më e mirë se sa ishte: “Po, tani takojmë tre ose gjashtë gra muslimane në vend të 30 ose 50, por ndjej se jeta po kthehet në këtë vend dhe gjërat do të përmirësohen, në dashtë Zoti”.

Punë vullnetare e suksesshme

Në Kharkiv, shumë muslimanë janë aktivë në ushtri dhe në fusha të ndryshme të punës vullnetare.

Natalia punon me shumë gra muslimane në qytet për të endur rrjeta për të kamufluar automjetet dhe vendet ushtarake, dhe për të përgatitur qirinj dhe soba për ushtarët nga materiale primitive që përdoren gjerësisht për të ngrohur dhe gatuar ushqimin në llogore dhe tenda, tha ajo.

Në Kharkiv, mes civilëve dhe ushtarakëve, është dhe një përsonazh që njihet si “Sheik Boboy”, një vullnetar në ushtrinë ukrainase me origjinë taxhike. Ai gatuan çdo ditë 140 kilogramë oriz për të përgatitur ushqimin popullor “pilaf” për ushtarët dhe të varfërit në lagjet më të rrezikuara të qytetit.

Sheikh i tha Al Jazeera-s: “Në fillim të luftës, hyra në bodrumin ku ishin civilët dhe gjendja jonë më kujtoi skenat tragjike që pashë në Taxhikistan dekada më parë. Pastaj vendosa të qëndroj dhe t’u shërbej këtyre njerëzve dhe të shkoj zyrtarisht në ushtri.”

Muslimanët e Kharkiv sot mund të ndahen në tre kategori: disa të kthyer pas shpërnguljes dhe azilit, pastaj ata që qëndruan dhe nuk u larguan për arsye të ndryshme dhe ata që refuzuan të largoheshin, edhe pse ishte e lehtë dhe e arritshme për ta.

Anwar është një biznesmen turk i cili u kthye në Kharkiv disa muaj më parë për të vazhduar mbikëqyrjen e restorantit që zotëron në qytet. Ai i tha Al Jazeera-s: “U ktheva dhe e lashë familjen time të vendosur përkohësisht në qytetin e Ivano-Frankivsk (Ukraina perëndimore), ku jetojnë një numër i madh mulimanësh. Situata në Kharkiv nuk është ende e sigurt, por unë jam i detyruar të vij dhe të monitoroj shtëpinë dhe punën”.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 25 Janar, 2024 January 25, 2024
Artikulli i mëparshëm Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër i parë
Artikulli tjetër Dënohet me vdekje japonezi që kishte shkaktuar zjarrin që kishte lënë të vdekur 36 persona

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    VMRO: LSDM dhe BDI krijuan probleme në çdo fushë, penguan vendin drejt BE-së

    3shi.net October 17, 2024
    LGBT – “Mollëkuqja” e shqetësuar nga koncepti i familjes tradicionale shqiptare: Kush do t’i mbrojë homoseksualët dhe lezbejkat
    Fitorja e Trump/ Ahmeti: Ndaj bindjen që përqendrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë
    Mexhiti: Qeveria solli vendim të ndalet onlajn bixhozi në Maqedoninë e Veriut
    Trump: India dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?