U dogjën dy vetura në Strumicë, policia me detaje

1 Min. Leximi

Mbrëmjen e djeshme janë djegur dy vetura në Strumicë, njëri nga to raportohet se është pronë e një ish-inspektori në Policinë e Strumicës, transmeton Portalb.mk.

Dje në SPB Strumicë u raportua se në periudhën nga ora 19:30 deri në 19:45 kishte shpërthyer zjarr në automjetin Land Rover me targa të Strumicës, pronë e N.M. (51) nga Strumica, si dhe në automjetin Ford me targa të Strumicës, pronë e V.T. (53) nga Strumica.

Automjetet ishin të parkuara në një hapësirë parkimi përpara një ndërtese në rrugën “Vëllezërit Miladinov” në Strumicë.

Zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Strumicës shuan zjarrin, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Nga MPB informuan se rasti është raportuar në Prokurori.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull