Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

U akuzua se ruajti “shqipen” dhe “balancuesin” në sirtarë, Salih Murat del me sqarim publik

Përditësimi i fundit: 2024/09/24 at 12:34 PM
Publikuar September 24, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat, tani deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga radhët e Frontit Europian ka dalë me sqarim publik, të dërguar në TV21, pasi në disa raste u akuzua nga pjesëtarë të VLEN-it se me qëllim ka ruajtur lëndën për gjuhën shqipe dhe balancuesin në sirtarë të Gjykatës Kushtetuese për vite të tëra.

Letrën e Salih Murat e përcjellim të plotë dhe pa ndërhyrje:

- Reklamim -

“Si ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe deputet aktual, ndjej detyrimin të përgjigjem ndaj pretendimeve të bëra, të cilat për fat të keq, janë plotësisht të përgjithshme, arbitrare, të pavërteta dhe të shprehura në mënyrë populiste nga ana e deputetes Saranda Imeri Stafai.

Fillimisht, dua të theksoj se e kam kushtuar tërë jetën time drejtësisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të gjitha normave vendore dhe ndërkombëtare. Ishte nder i madh për mua të jem gjyqtar, dhe akoma më i madh të jem kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për punën time 9-vjeçare në Gjykatën Kushtetuese dëshmojnë analet dhe arkivat për çdo lëndë.

Deklarata e deputetes nuk ka asnjë pikë të përbashkët me të vërtetën, mënyrën e punës dhe vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese. Të jem i saktë:

Lënda për “balancuesin” është një lëndë e re, e regjistruar Lënda U.br.90/2024 nga Shkurti i vitit 2024. As gjatë mandatit tim si kryetar, as ky përbërje e gjykatës nuk e ka ruajtur këtë lëndë. Kur u formua lënda, unë tashmë nuk isha më kryetar. Pra, pretendimet se e kam ruajtur, se kam pasur rol në lëndë, se jam ndikuar dhe nuk kam vepruar janë plotësisht të pasakta.

Gjatë mandatit tim nuk kishte fare lëndë për “balancuesin”. Përkundrazi, kemi krijuar praktikë gjyqësore për respektimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Gjatë mandatit tim janë hartuar disa rregullore ku në mënyrë të qartë ka dispozitë se edhe Gjykata Kushtetuese ka detyrim që gjatë punësimit të respektojë këtë parim. Në fakt, gjatë mandatit tim, për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetuese janë punësuar tre shqiptarë dhe dy turq, duke respektuar pikërisht këtë parim.

Në çdo shtet normal, edhe ish-kryetarët e Gjykatave Kushtetuese kanë të njëjtat të drejta dhe liri për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Sigurisht nuk do të kërkoj leje nga askush për liritë dhe të drejtat e mia. Si deputet i Lëvizjes për Drejtësi dhe Demokraci të Turqve në Maqedoni, ne jemi subjekt i veçantë, partnerë të barabartë dhe shumë të çmuar në Frontin Evropian. Me zotin Ali Ahmeti u njoha vetëm gjatë aktiviteteve zgjedhore dhe ishte një nder i veçantë për mua që pata mundësinë ta njihja.

Kjo mosnjohje e fakteve dhe paraqitja e pavërtetave mund të vijë vetëm nga një deputet me qëllime të fshehta. I ftoj të gjithë t’i verifikojnë faktet para se të paraqesin akuza të tilla të pabaza.

Mbetem i përkushtuar ndaj parimeve të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, siç kam qenë gjithmonë”.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 24 Shtator, 2024 September 24, 2024
Artikulli i mëparshëm Visar Ganiu tregon për mundësinë e pavarësisë së komunës së Çairit nga Qyteti i Shkupit
Artikulli tjetër Kurti për Asociacionin: S’mund të kemi një super-minoritet siç dëshiron Beogradi

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Sport

    Përfundon takimi mes Tares dhe Furlanit, ja kur zyrtarizohet shqiptari si drejtor sportiv i Milanit

    3shi.net April 15, 2025
    Do t’u ndërpritet ndihma shtetërore sportistëve që reklamojnë kazinotë dhe bastoret, thotë ministri Ristovski
    SHBA, studentët propalestinezë do t’i presin masa më të rrepta në vitin e ri akademik
    Fetai: “Mos shpifni”, Artani do vetëdorëzohet në Shutkë sapo ta përfundoj vizitën private!
    Kovaçevski: Tani duhet të gjithë të fokusohen në zëvendësimin sa më të shpejtë të dokumenteve
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?