Turqia ngjitet në vendin e katërt në turizmin botëror

1 Min. Leximi

ANKARA (AA) – Turqia është ngjitur në vendin e katërt në turizmin botëror, njoftoi ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, 5 vendet e para në ligën e turizmit janë Franca, Spanja, SHBA-ja, Turqia dhe Italia.

- Advertisement -

“Sipas Barometrit Botëror të Turizmit maj 2025, të publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara, Turqia u bë vendi i katërt që priti më shumë turistë të huaj në botë me 56,7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024. Turqia, e cila u ngjit një vend, nga vendi i pesti në atë të katërtin krahasuar me një vit më parë, vazhdoi rritjen e saj të vazhdueshme në këtë fushë. Numri ynë i përgjithshëm i vizitorëve në vitin 2024 arriti në 62,3 milionë”, shkroi ministri Ersoy në rrjetet sociale.

Duke deklaruar se ky sukses i madh është rezultat i promovimit efektiv të trashëgimisë historike dhe pasurisë kulturore, infrastrukturës së fortë dhe diversitetit turistik të shpërndarë në katër stinë, Ersoy tha: “Turqia tani është një vend turistik që jo vetëm ndiqet, por edhe merret si shembull”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull