Tubim madhështor në Saraj, Muhamet Elmazi: Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë!

2 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN, Muhamet Elmazi, në tubimin qendror të VLEN-it, në Saraj, tha se sonte është vërtetuar koalicioni kombëtar shqiptare, pasi që në tubim janë të gjithë liderët e VLEN-it, të cilët qëndrojnë stoik, të buzëqeshur dhe krah për krah.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Dhe, jo si ata tjerët që s’flasin ndërmjet vete dhe na shesin pallavra duke na thirr për votë kombëtare”, deklaroi Elmazi.

Muhamet Elmazi tha se vota për plan programin e tij, nuk është votë thjeshtë për Muhamed Elmazin, është votë për familjen, fëmijët dhe Sarajin.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Ky plan program ka dalë si rezultat i vizitave tona derë më derë, në çdo lagje, çdo vendbanim, të komunës. Ky program ka të bëj me të ardhmen tonë”, shtoi më tej Elmazi.

Elmazi ju drejtuar me mesazh për të gjitha gratë, motrat dhe bijat, të cilët me muaj kanë qëndruar në terren për të kërkuar votën.

“Nga këtu ju premtoj: besoni se nuk do të zhgënjeheni se bashkë do ta bëjmë një të ardhme më të mirë për familjet tona dhe fëmijët tonë”, deklaroi Elmazi.

Gjatë fjalimit të tij, Elmazi paraqiti shtyllat e programit të tij, si infrastruktura, rikthimin e liqenit Treska dhe Kanjonit Matka në qendra turistike, investime në godina të reja shkollore, ndërtimin e çerdheve…

Elmazi në fund të fjalimit u bëri thirrje të gjithë mësimdhënësve të cilët janë me kontratë pune të mos frikësohen dhe të dalin dhe të votojnë.

“Garantues jam unë si emër i përveçëm se asnjëri nga ju nuk dot ë largohet nga puna dhe mos bini pre e presioneve të cilat për çdo ditë va bëjnë ata që për çdo ditë ju kushtëzojnë. Ne nuk do ta kushtëzojmë askënd me kontratë punë”, përfundoi Muhamet Elmazi nga VLEN.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull