Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk ka plane të flasë me miliarderin Elon Musk pas përplasjeve të tyre publike verbale këtë javë, transmeton Anadolu.
“Jo, nuk kam asnjë plan”, u tha Trump gazetarëve të premten në mbrëmje kur u pyet nëse planifikonte të kontaktonte ish-këshilltarin e tij, sipas NBC News.
“Nuk po mendoj për Elonin. Thjesht i uroj gjitha të mirat”, u përgjigj Trump pasi u pyet për mendimin e tij për Muskun.
Presidenti i SHBA-së tha kategorikisht se “nuk është vërtet i interesuar” në përpjekjet për të rregulluar lidhjet me miliarderin.
Mosmarrëveshjet filluan të enjten pasi Trump e kritikoi Muskun për kundërshtimin e një ligji tatimor. Përplasja u përshkallëzua shpejt, duke shkaktuar pasoja në Kongres dhe duke ndikuar në aksionet e kompanisë së Muskut Tesla.