Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump, u shfaq për herë të parë në publik pas tentativës për atentat ndaj tij, raporton Anadolu.
Trump mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Partisë Republikane në Milwaukee. Përderisa pjesëmarrësit e Kongresit e pritën Trumpin me duartrokitje dhe brohoritje, ish-presidenti i përshëndeti me buzëqeshje.
Trump, i cili mori pjesë në Kongres me një fashë në vesh, u shoqërua nga J.D. Vance, kandidati për nënpresident që ai e shpalli sot.
Ish-presidenti amerikan Trump, të shtunën u sulmua me armë teksa u drejtohej mbështetësve të tij nga podiumi në një tubim në Pensilvani. Në sulm humbi jetën një person ndërsa 2 të tjerë u plagosën.
Shërbimi Sekret Amerikan njoftoi se sulmuesi, i cili qëlloi disa herë nga një vend i lartë jashtë zonës së tubimit drejt podiumit, u neutralizua.
Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) tha se sulmi ishte tentativë për atentat.
Pas hetimeve, FBI-ja tha se personi që tentoi të kryejë atentat dhe u vra në vendngjarje ishte 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.