Trump: Nënshkruam marrëveshje tregtare me Kinën

3 Min. Leximi

NEW YORK (AA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se kanë nënshkruar marrëveshje tregtare me Kinën dhe se mund të bëjnë një marrëveshje “të madhe” me Indinë, transmeton Anadolu.

Trump bëri deklarata në lidhje me ekonominë në një aktivitet të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Ai tha se Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick dhe përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer, po punojnë “me orar të zgjatur” për të bërë një marrëveshje tregtare me vendet.

“Të gjithë duan të bëjnë një marrëveshje”, theksoi presidenti amerikan.

“Disa muaj më parë mediat kanë pyetur ‘A është dikush vërtet i interesuar?’. Sapo nënshkruam me Kinën dje. Nuk do të bëjmë një marrëveshje me të gjithë. Do t’u dërgojmë një letër disa njerëzve dhe do t’u themi: ‘Faleminderit shumë, do të paguani një tarifë prej 25, 35, 45 për qind'”, tha Trump.

Ai potencoi se ata kanë bërë marrëveshje “të shkëlqyera”. “Ndoshta një marrëveshje shumë e madhe me Indinë është në rrugë e sipër. Do ta hapim Indinë. Në marrëveshjen me Kinën, po fillojmë ta hapim Kinën. Gjëra që nuk ishin të mundura më parë po ndodhin. Marrëdhënia jonë me çdo vend është në gjendje shumë të mirë”, tha Trump.

- Advertisement -

Duke iu referuar investimeve të bëra dhe fabrikave që do të ngrihen falë tarifave, Trump tha se edhe kompania e çipave “Texas Instruments” do të shpenzojë 60 miliardë dollarë në SHBA.

– “Do të ishte e dobishme nëse ‘Fed’ do të ulte normat e interesit”

Trump vazhdoi kritikat e tij ndaj kreut të Rezervës Federale të SHBA-së (Fed), Jerome Powell, duke thënë “Nëse do të kishte dikë në Rezervën Federale që do të ulte pak normat e interesit, kjo do të ishte e dobishme. Ne duhet të luftojmë me këtë njeri. Ai nuk po e bën punën e tij”.

Pasi pretendoi se një ulje e normës së interesit prej 2 pikësh do të kursente 600 miliardë dollarë, Trump shtoi: “Vetëm me një të rënë të stilolapsit, me një fjali mund të kurseni 1 trilion dollarë. Është për të ardhur keq që kemi një nga normat më të larta të interesit. Ne duhet t’i kemi më të ulëtat”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull