Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Transportuesit ankohen për radhë të gjata në kufi, Nikollovski pranon se ka korrupsion

Përditësimi i fundit: 2024/07/18 at 4:08 PM
Publikuar July 18, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në pikun e sezonit veror ku shkëmbimi kufitar i njerëzve dhe mallrave, veçanërisht i fruta/perimeve sezonale është i lartë, transportuesit ankohen për radhë të gjata pritjeje dhe burokraci administrative në pikat e kalimit kufitar. Transportuesit e mallrave thonë se shumica e fruta perimeve rrezikojnë prishjen dhe dëmtimin, pasi mund tju ndodh të presin për shumë orë në mot të nxehtë.

Drejtori i sapoemëruar në dogana pranon që ka korrupsion në mes të doganierëve, dhe se pritjet në vendkalimin kufitar të Tabanocës që ai vizitoi sot, ndonjëherë shkojnë 5-6 orë. Kamionistët shtyhen me ryshfete, vetëm e vetëm që të kalojnë mallin, por ky fenomen duhet të çrrënjoset, tha sot Boban Nikollovski.

- Reklamim -

“Për fat të keq në çdo institucion sado profesionalisht të sillen zyrtarët, unë po flas këtu për doganierët, në çdo shërbim ka persona që janë të përfshirë në krime financiare. Por, angazhimi ynë, më besoni dhe për pak kohë do të bindeni, do të jetë lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe tregtisë së paligjshme. Jo vetëm sa i përket doganierëve, por të gjithë ata që janë të përfshirë në gjithë këtë proces të punës”, tha Boban Nikollovski, Drejtor i Doganave.

Ndonëse Maqedonia ka firmosur një protokoll me fqinjin verior që në pikat e përbashkëta doganore matja e mauneve bëhet vetëm një herë, për të reduktuar radhët e gjata dhe orët e pritjes në kolona, prapëseprapë nuk ky protokoll nuk zbatohet si duhet. Sipas informacionit zyrtar nga muaji shkurt e deri dje rreth 550 kamionë e kanë shfrytëzuar këtë privilegj vetëm 1 herë. Shoqata e transportuesve “Makam-Trans” iu bëjnë thirrje autoriteteve kufitare t[i përmbahen këtij protokolli.

“Kemi dy kontrolle nga policia në vend të një. Kërkoj që oficerët në prapavijë të shkëmbejnë informacione dhe që kur automjetet të hyjnë në vendin tonë, policia jonë maqedonase t’i kontrollojë, e kur të largohen, vetëm policia serbe, dhe ne të kursejmë të paktën 10 minuta këtu. Përndryshe 5 orët këtu në krahasim me atë që presim për të hyrë në Kroaci, për të hyrë në Hungari, janë asgjë. Sepse aty pret 30 orë, 40 orë, dy tre ditë, gjë që është e tmerrshme dhe këto janë masa jo standarde që zbatojnë. Nga ai aspekt, si institucion shtetëror, Drejtoria e doganave dhe të tjerët duhet të na mbështesin realisht, të na japin mundësi të ndihemi të rëndësishëm në vetë vendin, që të vazhdojmë të shkojmë dhe të punojmë”, tha Biljana Muratovska, Shoqata e Transportuesve “Makam-Trans”.

Harmonizimi i orarit të punës të shërbimeve të inspektimit në pikat kufitare, automatizimi i terminaleve të kalimit kufitar dhe lidhja e tij me sistemin e ri të vëzhgimit me video, përfshi njohjen e targave, është një nga mundësitë që Drejtoria e Doganave do të nxit në muajt në vijim. Sipas Nikollovskit, në këtë kuadër do të ndihmonte edhe digjitalizimi dhe lidhja ndërinstitucionale e shërbimeve kufitare. /Alsat.mk

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 18 Korrik, 2024 July 18, 2024
Artikulli i mëparshëm Ministri Murtezani takohet me ambasadoren Ageler: Të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e vendit në BE
Artikulli tjetër Heroi i Spanjës shpallet tradhtar, e ëma s’lejohet të dalë nga shtëpia

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    VLEN hap shtabin zgjedhor në Vjenë, Limani: Mërgata do t’i jap grushtin e fundit vjedhësve të votës

    3shi.net April 7, 2024
    Ageler: Provat për Grubin tanimë janë të kapshme për autoritetet e vendit
    Murtezni: Po punojmë për hapjen e kapitujve, Europa nuk është vetëm gjeografi apo burokraci, por qëllim i përbashkët
    Mbi 4 mijë fëmijë të Gazës pranohen për trajtim në muaj që nga korriku
    BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?