Tragjedi e re në Greqi, këtë sezon janë mbytur katër shtetas të Maqedonisë

1 Min. Leximi

Një shtetase e Maqedonisë, 75-vjeçare, është nxjerrë pa shenja jete në plazhin Sozopoli, pranë gishtit të parë të Halkidikit.

Asaj i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga ekipi i urgjencës, pas së cilës është dërguar në spital, por mjekët konstatuan vdekjen.

- Advertisement -

Sipas informacioneve shtesë, në kuadër të hetimit paraprak është urdhëruar autopsi në Institutin për Mjekësi Ligjore në Selanik.

- Advertisement -

Ky është rasti i katërt i mbytjes së një shtetasi të Maqedonisë në plazhet greke këtë sezon.

Gjatë dy muajve të fundit jetën e kanë humbur një djalë 20-vjeçar në gishtin e parë të Halkidikit, një grua 77-vjeçare në gishtin e dytë dhe një burrë 80-vjeçar pranë Kavallës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull